AutoClub
Revista AutoClub eshte nje forum mediatik i Shoqates Automobile Club Albania, (ACA). AutoClub eshte revista e vetme ne tregun shqiptar ne gjuhen shqipe per adhuruesit e autoveturave. AutoClub eshte nje reviste e perdymuajshme qe vjen tek ju me nje mori informacionesh interesante dhe te vlefshme per te gjitha mjetet motorike. Misioni yne eshte te informojme dhe tu japim kenaqesi lexuesve tane nepermjet nje informacioni te plote dhe te vazhdueshem mbi gjithçka qe lidhet me automobilin.
Revista AutoClub ka per qellim tu drejtohet automobilisteve shqiptare me nje botim serioz per nga tematika e trajtuar, te paraqitshem dhe te kendshem per cdo lexues por edhe interesant e praktik, ku automobilistet te kene mundesi te njihen me zhvillimet dhe produktet me te reja te industrise me te madhe ne bote, qe vazhdon te zgjeroje perandorine e saj prej me shume se nje shekulli.
Gjithashtu ne reviste ka vend edhe per te apasionuarit, te cilet e shohin automobilin si nje veper te kombinuar arti dhe teknologjie, duke trajtuar ne te informacionin me te fundit per modelet e reja te automobilit ne bote, modele sportive apo te klasit te larte, pa harruar edhe automjetet e markave klasike qe me historine dhe modelet e tyre kane lene mbresa nder vite. Nuk do te mungojne ndonese te reduktuar as shkrimet per dy-rroteshit, informacione te detajuara ne lidhje me modelet me te fundit dhe modelet me te shitura.

Copyright © 2010 by "DNEK"   •   All Rights reserved   •   E-Mail: info@tirana360.com
Zgjedhja juaj eshte 1 click

Kerko dhe zgjidh kategorine qe deshironi. Me shume biznese, institucione e vende publike jane duke ardhur.

           Adresa postare
Rruga Ismail Qemali

Nr. 32/1, Tirane
Tel/Fax.: +355 22 57 828
e-mail: autoclub@aca.al

Tirana
Vetem ketu mund ta shikoni Tiranen ne 360°
360