Tirana360 Reklama
Tirana
Vetem ketu mund ta shikoni Tiranen ne 360°
360
    Adresa postare

      Rinia Aktive
Zyrat pėr Antarėsim
Ndodhen prane shkollės 9-vjecare Vasil Shanto
     Tirana, Albania
Tel: 0682046777
Email: riniaaktive@hotmail.com
Rinia Aktive
Organizata jone eshte nje organizate JoQeveritare dhe apolitike, e cila ka si qellim te sajin kryesor, perfaqesimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te te rinjve, pa dallim perkatesishe etnike, bindjesh politike, si dhe perkatesishe prinderore. Ne themel te organizates do te vendoset promovimi i te rinjve dhe ndergjegjesimi social dhe ai politik per thyerjen e paragjykimeve dhe skepticizmave shoqerore, me te cilat perballen shpeshhere te rinjte ne Shqiperi.

Kompleksi se te rinjte nuk dine dhe nuk jane te afte te vendosin e te marrin vendime per problemet e tyre, do te jete sfida me e madhe dhe pengesa qe duhet kapercyer nga ana e organizates.
Organizata do te jete zeri i te rinjve dhe nje entitet i hapur, i lire e demokratik, ku te rinjte do te mund te bashkohen dhe te vendosin bashkarisht brenda nje fryme liberale, dhe rregullave te vendosur prej tyre, per cdo ceshtje te cilen ata e shohin me interes, gjithnje ne perputhje me Kushtetuten e Republikes dhe ligjet ne fuqi. Rinia Aktive do te ndermarre nisma per edukimin, trajnimin dhe sensibilizimin e te rinjve, per ceshtje kulturore, politike, ekonomike, shoqerore, sportive etj, te cilat jane ne ndihme te emancipimit dhe progresit rinor dhe te mentalitetit te tij europian.
Ne  do te ndermarrim aksione konkrete ne terren, per ndergjegjesimin dhe venine ne dukje te problemeve dhe plageve te thella sociale qe kane te bejne me te rinjte, si dhe do te behet promotore e nje levizieje kunder pasivitetit dhe berjes me aktive dhe te dobishem te te rinjve shqiptare ne jeten shoqerore te vendit. Organizata do te denoncoje dhe do te protestoje per cdo shkelje ligjore dhe te drejtave themelore te njeriut qe ka te beje direkt me te rinjte si dhe do te kerkoje nepermjet kanaleve ligjore, plotesimin e boshlleqeve rregulluese per probleme sociale qe kane te bejne me rinine, si dhe do te beje edhe vete propozime brenda ligjeve per zgjidhjen e problemeve rinore.
Copyright © 2009 by "DNEK"   •   All Rights reserved   •   E-Mail: info@tirana360.com
Zgjedhja juaj eshte 1 click

Kerko dhe zgjidh kategorine qe deshironi. Me shume biznese, institucione e vende publike jane duke ardhur.